Bëhuni pronar toke në kryeqytet dhe periferi të tij

Prishtina

Bëhuni pronar toke në kryeqytet dhe periferi të tij

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron për shitje toka në pronësi shoqërore me sipërfaqe të ndryshme dhe lokacione fantastike të kryeqytetit, të përshtatshme për nevoja të ndryshme biznesore.

Tokë me sipërfaqe prej afërsisht 57 ari në Veternik, pjesa më e bukur e kryeqyteti ku përveç pjesës rezidenciale ka të përqendruar edhe numrin më të madh të bizneseve të natyrave të ndryshme duke qenë edhe vend shumë i frekuentuar konsiderohet si pozicion kyç për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme biznesore. Në komunën e Prishtinës evidentohen në Certifikatën Pronësore në emër të P.SH. KBIKOSVA-EXPORT.   

Aset tjetër mjaft tërheqës në lokacion po ashtu me interes për biznese është toka prej rreth 14 ari në Çagllavicë, e cila gjithashtu evidentohet në komunën e Prishtinës në emër të P.SH. KBIKOSVA-EXPORT.

Veç këtyre AKP ka shpall shitjen tri parcela në pjesën më të bukur të periferisë së Prishtinës, në Bërnicë. Këto parcela janë të ndara në 7 hektarë, 1.8 hektarë dhe parcela prek 71 ari, të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme biznesore.  

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i parcelave të shumta në lokacione atraktive në rajonin Obiliqit në Breznicë, aty AKP ka shpallur shitjen e dy parcelave prej nga 7 hektarë, një parcelë prej 6 hektarë dhe parcela tjetër prej 6 hektarë, të gjitha këto pjesë të Koperativës Bujqësore “Liria” të përshtatshme për zhvillim të bujqësisë si dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 44 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 27 shkurt të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat