Flet dëshmitari për vrasjen e 27-vjeçarit në Prishtinë: I ka dalë në pritë dhe e ka vra, e pash me sytë e mi

Prishtina

Flet dëshmitari për vrasjen e 27-vjeçarit në Prishtinë: I ka dalë në pritë dhe e ka vra, e pash me sytë e mi

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 27 vjeçar është vrarë para pak minutash në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ekipet policore dhe ato mjekësore me të marr informatën kanë dal në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë treguar se si erdhi deri te vrasja e të riut në pikë të ditës.

“Një kerr i zi e ka prit të riun me Omegën e gjelbërt, i ka dal në prit dhe e ka vra prej kerrit”, ka thënë një dëshmitar.

Lajmin për vrasjen e 27-vjeçarit e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

E Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.

“I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës : A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thotë njoftimi.

Ndryshe, shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj, Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat