Kryeqyteti do të bëhet me Qendër të Kompetencës

Prishtina

Kryeqyteti do të bëhet me Qendër të Kompetencës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:24
Financimin e këtij projekti do ta bëjë Agjencia për Zhvillimi dhe Bashkëpunim e Luksemburgut “LUX-DEV”.

Kryeqyteti po bëhet me Qendër të Kompetencës.

Financimin e këtij projekti do ta bëjë Agjencia për Zhvillimi dhe Bashkëpunim e Luksemburgut “LUX-DEV”.

Ky projekt pritët të fillojë së pari Shkolla e Mesme e  Lartë Profesionale “Gjin Gazuli”.

Sipas Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala:

“ Duke u bazuar në hulumtimin e nevojave të tregut të punës në komunën e Prishtinës u propozuan që në këtë shkollë do të hapen gjashtë profile: TI-Zhvillues i aplikacioneve TI-Teknik i Sistemeve të TI-së TI- Teknik i Informatikës së Biznesit Profesionet e elektros-Teknik i elektroteknikës Profesioni i Dizajnit Grafik- Teknik i Dizajnit grafik, Teknik për dizajnimin e mediave interaktive”.

E para e arsimit në Prishtinë theksoi:

“Fillimisht do të rinovohet objekti, dhe do të bëhet inventarizimi, pajisja e shkollës me mjete të punës, dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve. Mbikqyrja dhe mbështetja nga LUX-DEV do të zgjas deri në vitin 2020”.

Fuqizimi i shkollave profesionale në Prishtinë do të jetë prioritet i Drejtorisë së Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat