Vazhdon ndëshkimi i taksistëve dhe shitësve ilegalë në Prishtinë

Prishtina

Vazhdon ndëshkimi i taksistëve dhe shitësve ilegalë në Prishtinë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Mesdita e së dielës, inspektoratin e komunës së Prishtinës, së bashku me Policinë, e ka gjetur në aksion për largimin e taksive ilegal.

Inspektorët kanë shkruar gjoba dhe u kanë marrë targat e veturave taksive ilegalë, raporton ktv.

Nga aty, inspektorët kanë vazhduar drejt qendrës së kryeqytetit.

Sheshet e kryeqytetit kanë qenë më të lira për të lëvizur.

Inspektori i rendit komunal, Bujar Abazi, tha se vazhdimisht ekipet janë në terren, për të larguar shitësit ilegalë.

Qytetarët e përkrahin një nismë të tillë.

Sipas inspektorëve, jo gjithmonë është e lehtë për ta kryer punën pasi që siç thonë ata, gjatë inspektimit, kanë telashe me shitësit ilegalë.

E, veturat për fëmijë tani më nuk janë pjesë e sheshit “Zahir Pajaziti”, pasi që ato janë marrë të gjitha nga inspeksioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat