Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim prej 3 vjet e gjysmë burg për të 20-vjeçarin që me 22 tetor goditi për vdekje dy vajza të reja.
30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Tek vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë që u mori jetën dy vajzave, sot po mbahet protestë.
Kjo protestë po mbahet në shenjë kundërshtimi me vendimin e gjykatës që të dyshuarin e dënoi me vetëm 3 vjet e gjysmë burg.
Siç shihet në këto pamje, familjarët e viktimave dhe disa qytetarë tjerë po protestojnë në vendin ku ndodhi aksidenti.
Ndryshe, familjarët e viktimës L.A kanë thënë për mediat vendore se vendimi i gjykatës është skandaloz.