Ahmeti: Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm

Prishtina

Ahmeti: Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:29
Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ofruar ndihmën e tij qytetit të Gjilanit, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ku në aksidentin e tmerrshëm në Gjilan humbi jetën Qerim Çoçaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar po ashtu se Prishtina është në gatishmëri për ta ndihmuar për çdo gjë Gjilanin.

Ndryshe, në aksidentin i cili ndodhi në mesditë në Gjilan, ku një kamion ka goditur disa vetura, për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar 16 të tjerë.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm. Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Qëndrojmë në gatishmëri për çdo gjë që duhet ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat