Banorët e disa fshatrave të Prishtinës ankohen për mungesë të energjisë

Prishtina

Banorët e disa fshatrave të Prishtinës ankohen për mungesë të energjisë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Banorët të cilët jetojnë afër rrugës ‘Bajram Bahtiri’, saktësisht rrugës duke shkuar në fshatin Llukar, e fshatrave përreth janë ankuar se që nga ora 13:00 nuk kanë energji elektrike.

Armend Ismaili njëri nga banorët ka thënë se kanë kontaktuar KEDS-in por që nuk kanë mundur ta zgjedhin problemin e mungesës së energjisë elektrike.

“Që nga ora 13:00 nuk kemi energji elektrike. Ne kemi kontaktuar KEDS-in dhe arsyeja që na e kanë dhënë për mungesë të energjisë, është se nuk po munden ta gjejnë problemin”, ka theksuar ai.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në atë vend ka pasur prishje dhe tani është rregulluar.

“Aty ka pasur prishje. Punëtorët e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por detektimi i vendit të prishjes ka qenë shumë i vështirë, pasi ishte në mal. Ajo tashmë është gjendur dhe konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat