Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës nesër në grevë një ditore

Prishtina

Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës nesër në grevë një ditore

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Nesër punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë dhe të Qendrave të Mjekësisë Familjare do të hyjnë në grevë një ditore.

Në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të shkollave : “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta”  , “Hoxhë Kadri Prishtina” , “Pjetër Pogdani” , “Asim Vokshi” , “Ismail Qemaili”, “Naim Frashëri”, si dhe punëtorët teknik te QMF-ve dhe Sigurimet Fizike, te Prishtinës.

Sipas një komunikatë nëse gjërat nuk lëvizin në lidhje me paga, paralajmërohet se nga java tjetër do hyhet ne grevë të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat