Kundërmimi i kontejnerëve nëntokësor, banorët kërkojnë pastrimin e tyre

Prishtina

Kundërmimi i kontejnerëve nëntokësor, banorët kërkojnë pastrimin e tyre

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:42
Kontejnerët nëntokësor

Ka dështuar projekti i kontejnerëve nëntokësorë në kryeqytetet.

Por, përveç kësaj, banorët po ankohen edhe për mbetjet e mbeturinave që nuk janë larguar me muaj të tërë nga këta kontejnerë.

Kundërmimi i tyre sipas banorëve në rrugën “Rexhep Luci” është bërë shumë i padurueshëm.

“Ka muaj të tërë që bërlloku ka mbetur në këta kontejnerë dhe askush nuk ka ardhur për t’i pastruar. Ne që jetojmë afër këtyre kontejnerëve e ndiejmë shumë erën e keqe që del nga këta kontejnerë”, ka thënë për Indeksonline një banor i cili jeton në këtë pjesë të Prishtinës.

Banorët kërkojnë nga zyrtarët komunal që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të largojnë bërllokun nga këta kontejner dhe të mbyllen gropat sepse projekti ka dështuar që disa muaj.

Gropa të tilla ishin hapur në shumë lokacione të Prishtinës dhe gjendja është e njëjtë pothuajse në secilën prej tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat