Abrashi ende beson që i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë, thotë se ka pasur shumë manipulime

Prishtina

Abrashi ende beson që i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë, thotë se ka pasur shumë manipulime

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:14
Arban Abrashi

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se ka qenë fitues i garës zgjedhore në Prishtinë derisa në një moment ka shtuar se ka qenë edhe fitues i zgjedhjeve në këtë Komunë.

Ish-rivali i Shpend Ahmetit i cili u mund nga ky i pari me një diferencë tejet të vogël në zgjedhjet komunale të vitit 2017-të, ka përmendur një sërë manipulimesh që thotë se janë bërë gjatë periudhës zgjedhore.

“Unë mendoj që edhe garën e kam fituar sepse ditën e votimit ka pasur shumë manipulime. Ka pasur OJQ të cilët i kanë ftuar qytetarët se kinse janë OJQ nga SHBA-të që të votojnë, e që është ndërhyrje në vullnetin e votuesve. Ka pasur bartje të votuesve përmes veturave të cilat janë kontraktuar dhe taksistëve që janë kontraktuar atëherë nga partia – LVV e cila është në kundërshtim me ligjin zgjedhorë sepse ditën e votimi vetëm KQZ-ja mundet me ofrua transport për ata që nuk janë në gjendje të lëvizin e të votojnë, do të thotë, janë shkelje evidente. Ka pas SMS, diku 30.000 deri në 50.000 SMS që janë shkruar ditën e votimit, prapë nga një OJQ fantome që thirret të votohet kandidati.” – ka thënë Abrashi në Gazeten Blic.

Ai ka thënë se me këso veprimesh është ndikuar në vullnetin e votuesve por shton se kjo dëshmon se jo vetëm që ka fituar garën por edhe zgjedhjet.

“Unë mendoj që kam  qenë fitues i zgjedhjeve, por sot gjithsesi fitues moral. “ – ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat