Policia ndalon autobusin urban në Prishtinë, gjobitet për tejkalim shpejtësie

Prishtina

Policia ndalon autobusin urban në Prishtinë, gjobitet për tejkalim shpejtësie

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shumta janë rastet kur autobusët urbanë në Prishtinë tejkalojnë shpejtësinë.

Pavarësisht se në këto mjete udhëtimi është një numër i madh i qytetarëve të cilët barten nga lagjja në lagje, vozitësit duket se pak rendësi i kushtojnë përgjegjësisë të cilën kanë.

Por sonte Policia e Kosovës ka vendosur t’i shqiptojë gjobë pikërisht një autobusi urban në Kodrën e Trimave, për tejkalim të shpejtësisë.

Duhet përkujtuar që kohëve të fundi janë të shumta aksidentet në vend, shpesh herë për arsye të tejkalimit të shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat