Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prishtinë, qytetarët mbeten pa ujë të pijes

Prishtina

Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prishtinë, qytetarët mbeten pa ujë të pijes

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:22
Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prishtinë, qytetarët mbeten pa ujë të pijes

Si shkak i shpërthimit të një gypi të ujësjellësit, gjatë ditës së sotme në rrugën “Tirana” në Prishtinë, qytetarëve të kësaj pjese iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur për KosovaPress zyrtarja për media në kompaninë rajonale “Ujësjellësi”, Arjeta Mjeku.

“Kompania rajone “Ujësjellësi”, njofton  konsumatorët Tirana në Prishtinë, se tash për tash është ndërprerë furnizimi me ujë  të pijshëm. Pëlcitja  e gypit të ujit me diametër  200 milimetra  gjatë ditës së sotme, në orën 12:30, ka bërë që të ketë ndërprerje e ujit.  Ekipet e mirëmbajtjes  të rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes, dhe po synojnë sanimin e defektit”, tha Mjeku.

Sipas saj, pëlcitjet e gypit janë të zakonshme, por nuk ka informacione se si ka ardhur sot deri te kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat