Shtëpia-shkollë ”Sami Frashëri”, djep i dijës në vitet e 90-ta

Prishtina

Shtëpia-shkollë ”Sami Frashëri”, djep i dijës në vitet e 90-ta

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:44
Shtëpia-shkollë ”Sami Frashëri”

Me rastin 20 vjetorit të djegies së shtëpi-shkollës ”Sami Frashëri”, në Prishtinë, është organizuar një ekspozitë për të shfaqur rëndësinë e kësaj shkolle në kohë shumë të vështira për Kosovën.

Nga gjithë të pranishmit kjo shtëpi shkollë u konsiderua si djep i dijës në vitet e 90-ta.

Kryetarja e Kuvendit të Rinjëve në Prishtinë, Kosovare Sadiku tha se me anë të kësaj ekspozite janë munduar që edhe pse në moshë të re të përkujtojnë sfidat dhe problemet që ka pasur sistemi i arsimit në kohën e okupatorit serb.

Për kordinatorin e Kulturë në kuadër të Komunës së Prishtinës, Adrian Berisha, kjo është më e pakta që mund të bëjnë për të përkujtuar shtëpinë shkollë që ka bërë shumë për të mbajtur gjallë sistemin e arsimit në kohë të këqija për shqiptarët.

Ndërkaq, ish drejtori i shkollës, “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi mes emocionesh shprehet se periudha e shtëpisë shkollë ka qenë më e hidhura për ta, por më e ndritshmja për sistemin e arsimit, pasi siç tha ai, dhe këtë formë nuk është ndalur të shpërfaqet dija për fëmijët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat