Prishtinës i shtohet edhe një çerdhe në Kodrën e Trimave

Prishtina

Prishtinës i shtohet edhe një çerdhe në Kodrën e Trimave

Nga: Z.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:21
Foto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se, është hapur sot çerdhja e re “Milingonat” me bazë në komunitet për 200 fëmijë të lagjes Kodra e Trimave, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.

“Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti .

Postimi plotë:

Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen!

Sot po e hapim çerdhen e re “Milingonat” me bazë në komunitet për 200 fëmijë të lagjes Kodra e Trimave.

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.

Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.

Qëllimi yne kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve

#Bashke krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës ?.
 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat