Kërkohet paraburgim për 4 të pandehur për skandalin në një klinikë në Çagllavicë

Prishtina

Kërkohet paraburgim për 4 të pandehur për skandalin në një klinikë në Çagllavicë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj 4 të pandehurve, me dyshimin se për veprën penale transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas urdhëresës së gjykatës, më datën 2 prill 2019 është bastisur një klinikë private në Çagllavicë të Prishtinës, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, pa autorizim, pa arsye mjekësore dhe në kundërshtim me ligjin  për transplantimin e indeve dhe qelizave njerëzore, Ligji për shëndetin riprodhues dhe Ligji për shëndetësi.

Të njëjtit kanë bërë shitblerjen e organeve dhe qelizave vezore si dhe përcaktimin e gjinisë, ashtu që të dëmtuarave të gjinisë femërore, të cilat i ftojnë në këtë klinikë dhe iu premtojnë se nëse dhurojnë qeliza vezore mund të përfitojnë shumë të caktuar të parave, ndërsa qelizat e njëjta iu shiten në vlera shumë të mëdha personave tjerë në nevojë te të cilët bëhet transferimi i embrionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat