Shiu ua bllokon parkingun

Prishtina

Shiu ua bllokon parkingun

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:19
Parkingu

Shiu që po bije po paraqet probleme për një pjesë të banorëve në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Parkingu i cili ndodhët parapa kompleksit të banesave të “Beni -Dona” po vërshohet nga uji sa herë që bije pak shi.

Banorët po ankohen se aty po krijohet edhe shumë pluhur, por, sot pati ankesa për problem shiu.

“Ju lutem të intervenoni në lagjen Lakërishte përkatësisht tek parkingu mbrapa kompleksit Beni-Dona, pasi qe uji dhe pluhuri po e vështirëson jetën e banorëve. Kur nuk ka shi ka shumë pluhur kurse kur bjerë shi parkingu bëhet i pa shfrytëzueshëm si dhe veturat e parkuara në të është pothuajse e pamundur të shfrytëzohen deri sa uji të largohet vetvetiu. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës të rregullojë këtë infrastrukturë. Më poshtë gjeni fotografi të bashkangjitura”, thuhet në kërkesën e banorëve drejtuar Komunës nëpërmjet platformës elektronike ‘ndreqe’.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat