Thaçi pranon sfidën e Jahjagës, mbjell një pemë në kazermën “Adem Jashari”

Prishtina

Thaçi pranon sfidën e Jahjagës, mbjell një pemë në kazermën “Adem Jashari”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:58
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Në kuadër të fushatës " Mbjell një Pemë", presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbjellë një fidan në kazermën "Adem Jashari" afër Obeliskut të Dëshmorëve.

Kreu i shtetit tha se këtë sfidë e ka pranuar nga ish-presidentja Atifete Kahjaga dhe se po e mbjellë këtë pemë me qëllim që ushtarët dhe ushtaret e Kosovës të kenë sa më shumë hapësirë gjelbërimi.

Thaçi: Të kenë sa më tepër gjelbërim për relaksim

"Unë kam vendosur që kësaj sfide t'i përgjigjem duke mbjellë një pemë këtu në Kazermën "Adem Jashari" si një simbol ku gratë dhe djemtë e Ushtrisë së Kosovës në momente të relaksimit mund të pushojnë nën hijen e kësaj peme kur kthehen prej stërvitjeve dhe natyrisht që uroj që të gjithë njerëzit këtu të kenë sa më tepër gjelbërim sa më tepër ambiente për relaksim", tha kreu i shtetit.

Ai me mbjellje të pemëve ka sfiduar ministrinë e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, Afrim Zabelin, pilot i FSK-së, Bernard Challandes, trajner i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Petrit Halilaj artist, Ardita Statovci, pianiste dhe Ismajl Syla, shkrimtar.

Kujtojmë që ish-presidentja Atifete Jahjaga për të mbjellë lule ka sfiduar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, por që ai ende deri tani nuk e ka kryer këtë sfidë. 

***

Në kuadër të fushatës " Mbjell një Pemë", presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbjell një fidan në kazermën "Adem Jashari" afër Obeliskut të Dëshmorëve.

Ai me këtë rast tha se ka pranuar sfidën nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ka vendosur të mbjellë këtë fidan në kazermën e FSK-së si simbol se gratë dhe burrat e Ushtrisë së Kosovës mund të kalojnë momente relaksimi pas kthimit nga stërvitjet dhe shpreson të ketë sa më shumë ambiente gjelbërimi.

Ai ka sfiduar për të mbjellë pemë Afrim Zabelin, pilot i FSK-së, Berndard Petrit Halilaj artist, Ardita Statovci pianiste, shefin e diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacollin dhe Ismajl Syla, shkrimtar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat