Haradinaj pranon sfidën e Jahjagës, mbjell një pemë në Kopshtin Parashkollor “Milingonat

Prishtina

Haradinaj pranon sfidën e Jahjagës, mbjell një pemë në Kopshtin Parashkollor “Milingonat

Nga: A.SH Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj

Edhe Kryemisnistri i Kosovës i përgjigjet sfidës “Mbjelle një pemë”, i sfiduar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes një postimi tregoi se kishte zgjedhur Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën.

Postimi i plotë:

Sot iu përgjigja ftesës së Presidentës Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”. Zgjodha Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën. Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje - Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa - Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit - Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë.

RH

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat