Kujdes!!! Veturat që do të konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në pesë ditë - Bota Sot
Kujdes!!! Veturat që do të konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në pesë ditë

Prishtina

Kujdes!!! Veturat që do të konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në pesë ditë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 00:30
Prishtinë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga nesër (15 prill), organizmi që ai udhëheq do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...