Ansambli i Armatës së ShBA-së mban koncert

Prishtina

Ansambli i Armatës së ShBA-së mban koncert

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:34
Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë

Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë është duke mbajtur turneun koral pranveror nëpër Kosovë nga 26 deri 29 prill 2019.

Ansambli që në përbërje ka 19 ushtarë, – 9 vokalistë, 8 instrumentalistë, dhe 2 teknikë të zërit do të mbaj koncert në Prizren.

Për 70 vite Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë ka qenë ambasadori muzikor i Amerikës në Evropë. 

“80 ushtarët tanë interpretojnë 200 herë në vit anekënd Evropës, duke punuar kështu për forcimin e marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët, duke mbështetur pjesëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre, dhe duke nderuar të rënët tanë. Fillimisht i aktivizuar në vitin 1940, ky njësit arriti në Evropë në vitin 1949 dhe tashmë është i vendosur në Sembach, Gjermani. Me shtimin e Korit në vitin 1967, Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon të përfaqësojë Armatën e SHBA-ve dhe Kombin tonë në gjithë kontinentin e Evropës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Koncert do të mbahet edhe të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat