Ja si rrezikon punëtori në vend të punës

Prishtina

Ja si rrezikon punëtori në vend të punës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:13
Foto

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat shpesh herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo për shkak të mos kujdesit të punëdhënësve por edhe punëtorëve.

Një qytetarë, ka dërguar një video në KosovaPress, ku shihet një punëtor pa mjete të sigurisë duke rrezikuar. Ai shihet duke u ngjitur skelave përpjetë në një ndërtesë, kurse, punëtorët tjerë as që reagojnë, pasi ky veprim i duket si normal.

Sipas informatave, kjo ndërtesë gjendet në lagjen Mati në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

Vetëm gjatë vitit 2018, në vendin e tyre të punës humbën jetën 22 persona kurse më shumë se 112 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, në katër muajt e këtij viti, kanë ndodhur 16 raste të aksidenteve në vend të punës. 13 aksidente kanë përfunduar me lëndime dhe tre raste me vdekjen e punëtorëve në vend të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat