Bllokim rrugësh dhe inspektorë në terren, ja plani i Komunës së Prishtinës për sot

Prishtina

Bllokim rrugësh dhe inspektorë në terren, ja plani i Komunës së Prishtinës për sot

Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.

Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të parkut "Gërmia", ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në “Sofali”.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: "Normale", "Sofilia", "Tauk-Bahçe" dhe restoraneve - villat "Gërmia" , "Freskia" dhe "Lira", do të jetë kryqëzimi i rrugëve "l Tetori" - "Nazim Gafurri" dhe "Ymer Lutfi Paqatizi"; kryqezimi i rrugëve "Nazim Gafurri" - "Xhavit Ahmeti" dhe "Dr. Lec Gradica"; kryqëzimi i rrugëve "Dr. Shpetim Robaj" me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut "Gërmia".

Transporti publik i qytetarëve për në parkun "Gërmia" deri te pishina do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL "Trafiku Urban", linja 4.

Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen apo shërbimin ndaj qytetarëve, organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat