Shkëmbime zjarri në mes të Prishtinës – si po i rrezikojnë qytetarët dy bandat rivale - Bota Sot
Shkëmbime zjarri në mes të Prishtinës – si po i rrezikojnë qytetarët dy bandat rivale

Prishtina

Shkëmbime zjarri në mes të Prishtinës – si po i rrezikojnë qytetarët dy bandat rivale

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:31
Ilustrim

Dy banda të Prishtinës janë duke qëruar hesapet në mes vete, duke rrëmbyer, plagosur e shkëmbyer armë zjarri në mes të kryeqytetit e në pikë të ditës. Emrat e të dyshuarve janë të njohura për organet e rendit. Flitet për një konflikt të vjetër që kishte mbetur pa u zgjidhur teksa tash të dyshuar patën përfunduar në burg. Të dyshuarit mbeten në arrati.

Dy grupe që njihen mirë nga drejtësia vendore, e madje kishin qëndruar për një kohë edhe prapa grilave janë duke “luftuar” mes vete dy javët e fundit në Prishtinë, ashtu siç jemi mësuar të shohim vetëm nëpër filma.

Një plagosje, një rrëmbim, e gjuajtje me armë zjarri në mes të qytetit, krejt këto janë duke ndodhur si rrjedhojë e disa hesapesh të vjetra, që këto banda nuk kanë larë mes vete, e që dikujt i kishin kushtuar me vite burg.

Gjithçka filloi javën e kaluar kur siç edhe ka raportuar Express mbeti i plagosur një person. Ngjarja ndodhi në lagjen “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku dorasi qëlloi gabimisht vëllain e atij me të cilën kishte “punë të cilat iu kishin mbetur në gjysmë”.

 E ngjarja më e freskët ndodhi dje pas dite. Me armë zjarri në mes të Prishtinës një breshëri plumbave u shkëmbye, e nga aty fatmirësisht kësaj here nuk pati pasoja apo lëndime në njerëz.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që të identifikojë personat që kanë gjuajtur me armë, por, vetëm kanë theksuar se nuk ka ndonjë të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar. Rruga ka qëndruar një kohë e bllokuar, ndërkohë që po punohet për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Media nga burime mirë të informuara në Prokurorinë e Prishtinës ka marrë vesh se edhe ky rast ka lidhje me ato që paraprakisht kanë ndodhur në kryeqytet.

Këto burime deklarojnë se emrat e përfshirë (të njohur nga organet e rendit), kishin pasur më herët probleme me ves vete, por, përderisa ata që tashmë po kryejnë sulmet kishin hyrë në burg, larjen e hesapeve vendosën që ta bënin sapo të dilnin nga aty.

Rasti tashmë është në dorë të Njësitit për Krime të Rënda, teksa, të dyshuarit nuk janë kapur nga Policia e Kosovës.

Media avën e kaluar ka raportuar për një incident që ndodhi në një lagje të Prishtinës nga ku mbeti i plagosur një person. Dorasi A.L (emër i njohur për redaksinë), qëlloi me armë zjarri 24-vjeçarin B.S, para shtëpisë së tij në lagjen “Bajram Bahtiri”.

Arma kapi gabimisht vëllain e atij të cilin A.L po e kërkonte, ndërkaq, i dyshuari kryesor i policisë vazhdon të mbetet në arrati. Meqenëse A.L nuk u “hakmor” mjaftueshëm, pak ditë pasi që tentoi të i plagoste vëllain, i kidnapoi edhe shokun  e tij të ngushtë.

I dëmtuari B.S deklaroi para prokurorisë se A.L është personi i cili dyshon se e ka goditur me armë zjarri, duke pranuar gjithashtu se ai nuk ishte cak i sulmit, por vëllai i tij me të cilën dorasi e kishte ngatërruar.

Të dy grupet kanë disa dosje në polici, derisa policia është duke punuar në kapjen e tyre, derisa raportet e këqija në mes të tyre ka vite që kishin nisur.

Për plagosjen që ndodhi javën e kaluar kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës. Në vend të ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit.

“Viktima mashkull ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili gjendet në arrati. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...