90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka e broshura në Prishtinë

Prishtina

90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka e broshura në Prishtinë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:58

Kompanitë që hedhin fletushka e broshura në kryeqytet do të gjobiten me nga 90 euro.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri

Tahiri  ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.

“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat