Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e radhës, asambelistët bëjnë dy propozime

Prishtina

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e radhës, asambelistët bëjnë dy propozime

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:55
Kuvendi

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban sot mbledhjen e katërt për këtë vit.

Në rend të ditës kanë qenë 12 pika të cilat janë votuar unanimisht nga asambleistët.

Ata kanë propozuar sot edhe krijimin e një komisioni për riemërimin e rrugëve në kryeqytet dhe emërimin e një parku në lagjen Dardani me emrin e dëshmorit, Mentor Retkoceri.

Poashtu është diskutuar edhe për raportin për gjendjen financiare buxhetore për periudhën 1 janar – 31 mars. Aty Egzon Azemi nga Vetëvendosje ka kritikuar drejtorin e Inspekcionit, Adonis Tahiri se po do që t’i rrisë të hyrat buxhetore duke dënuar të varfrit.

Ai ka mohuar këtë duke thënë se i trajton si të varfrit si të pasurit barabartësisht, pasi që dënon vetëm shkelësit e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat