Ahmeti për therjet në shkollë: Nuk e kemi të lejuar t’i kontrollojmë nxënësit

Prishtina

Ahmeti për therjet në shkollë: Nuk e kemi të lejuar t’i kontrollojmë nxënësit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:04
Shpend Ahmeti

Sot në ora 16:00 në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë, janë therur me thikë tre nxënës.

Njëri prej tyre është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, madje ai është duke luftuar me jetë ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe më pas, janë liruar për në shtëpi.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është prononcuar për rastin në fjalë.

Ahmeti ka thënë se ky është një lajm i keq për Prishtinën por që komuna e Prishtinës nuk i kontrollon as nxënësit e as prindërit që vijnë në shkollë sepse nuk presin që prindi të shkojë dhe të sulmojë mësuesen me thikë

“As me ligj nuk e kemi të lejuar që t’i kontrollojmë nxënësit kur hynë në shkollë. Megjithatë, unë mendoj se duhet të shtojmë përgjegjësinë e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka potencuar se komuna e ka tashmë strategjinë për sigurinë në shkolla por megjithatë, duhet të ketë takime edhe më serioze me drejtorët e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat