Kalabria për disa orë mbetet pa ujë

Prishtina

Kalabria për disa orë mbetet pa ujë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:40
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes Kalabria në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është: Për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren , në zhvendosjen e linjës fi 225 mm që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e  Arabëve  në lagjen  Kalabria  në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i KK Prishtinë.

Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat