Varret serbe po i bllokojnë punimet në rrugën që lidh dy lagje të Prishtinës

Prishtina

Varret serbe po i bllokojnë punimet në rrugën që lidh dy lagje të Prishtinës

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:48
Prishtinë

Dy varre ortodokse serbe janë bërë pengesë për përfundimin e rrugës që lidh dy rrethrrotullime të rëndësishme në Prishtinë.

Projekti për kyçjen e rrethrrotullimit të lagjes “Lakrishtë” me atë në “Arbëri”, parasheh që rruga të prekë hapësirën e varrezave.

Për vazhdimin e punimeve duhet të lëvizen këto dy varreve, mirëpo familjarët e personave të varrosur, që sipas komunës, jetojnë jashtë Kosovës, ende nuk e kanë dhënë miratimin e tyre.

Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale në Prishtinë, thotë se do të bëjnë çmos që të tejkalojnë këtë pengesë dhe punimet e lëna në gjysmë të vazhdojnë, raporton KTV.

Banorët e lagjes “Arbëria” kërkojnë zgjidhje të kësaj situate, pasi këtë rrugë e vlerësojnë si shumë të rëndësishme për ta.

Komuna ka njoftuar se është afër marrëveshjes me Infrakosin, e cila kundërshton po ashtu që rruga të kalojë mbi hekurudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat