Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për ta udhëhequr PDK-në në Prishtinë

Prishtina

Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për ta udhëhequr PDK-në në Prishtinë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:42
Ismaili ka kërkuar mbështetjen nga delegatët për të udhëhequr me degën e PDK në kryeqytet.

Uran Ismaili, që aktualisht është ministër i Shëndetësisë sot ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për të udhëhequr me degën e PDK-së në Prishtinë.

Ismaili ka kërkuar mbështetjen nga delegatët për të udhëhequr me degën e PDK në kryeqytet.

Ai tha se është i gatshëm që qytetit t'ia japin më të mirën.

"Unë jam i gatshëm, që së bashkë me ju, qytetit tonë t’ia japim më të mirën. Andaj, kandidatura ime, sa është kërkesë e besimit për të udhëhequr, aq është edhe lutje që bashkë me ju t’i shërbejmë Prishtinës me dashurinë, energjinë dhe vëmendjen që e meriton", tha ai.

Ismaili tha se Prishtina ka shumë probleme dhe PDK do ta krijojë një klimë që i jap rrugë ndryshimit të madh.

Zëvendëskryrtari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është që Evropa edhe më tutje po e izolon Kosovën dhe qytetarët po mbyllen edhe më tepër në vete.

Ai tha se vetëm PDK  mund ta rikthejë besimin në shtet dhe këtë e rikthejnë kur Kadri Veselin e bëjnë kryeministër, dhe kur Uran Ismailin e bëjnë kryetar të Prishtinës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë delegatët që të mbështesin kandidatin

Nënkryetari i PDK Hajredin Kuqi, tha se Prishtina është pasqyra e Kosovës dhe duhet të punohet më shumë për të.

Artistja Eliza Hoxha që së fundi është i bashkuar PDK-së tha se Prishtina ka nevojë për rizgjim.

Kryetari i deritanishëm i degës së PDK në Prishtinë Lirak Celaj, tha se kryeqyteti aktualisht është pa kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat