Prishet transformatori, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës mbeten në terr

Prishtina

Prishet transformatori, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës mbeten në terr

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Sot pasdite, si pasojë e prishjes në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike, njofton KOSTT.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet  për eliminimin e defektit, në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat