Filluan punimet e “Termokosit”  për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

Prishtina

Filluan punimet e “Termokosit”  për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:22
Projektin e “Termokosit” po e financon Komisioni Evropian me 8. 3 milionë euro, kurse  kuvendi i komunës së Prishtinës dhe “Termokosi po paticojnë me 250 mijë euro

Në lagjet e qytetit të Prishtinës do të rehabilitohen njëqind nënstacione të ngrohjes qendrore, ndërsa pesëdhjetë nënstacione do të jenë të reja.

Në saje të këtij projekti rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet për 3287 metra. Këtë projekt të zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit po e financon Komisioni Evropian me  8.3 milion euro, kurse Termokosi dhe kuvendi i komunës së Prishtinës po portacipojnë  me 250 mijë euro

Në lagjen e “Kalabrisë “në Prishtinë filluan punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore të Ndërmarrjes së “Termokosit”.

Image
Në  lagjet e qytetit të Prishtinës filluan punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

Në  punimet që do të zhvillohen gjatë kësaj pranvere dhe vere deri në fillimin të sezonit të ngrohjes planifikohet, që në rrjetin e ngrohjes të kyçen  tridhjetë objekte banesore në lagjen “Kalabria”, dy objekte të vjetra banesore në lagjen “Ulpiana” dhe gjashtë objekte banesore në lagjen “Mati 1”.

Ndërkaq, objekte institucionale, që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë: çerdhet e fëmijëve “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Ministria e Kulturës, shkolla “Naim Frashri”, Stacioni i Policisë në lagjen e “Muhaxhirëve”, Fakulteti i Arteve, ndërtesa e EULEX-it dhe Doganat e Kosovës. Në saje të këtij projekti gjatë kësaj kohe do të rehabilitohen njëqind nënstacione të ngrohjes qendrore, ndërsa pesëdhjetë nënstacione do të jenë të reja. Në lagjen “Ulpiana” do të rehabilitohen njëzete e  katër nënstacione, në “Qendër” dhjetë nënstacione, “Dardani”- njëzet e gjashtë nënstacione, “Bregu i diellit” tetë nënstacione, ndërsa në objektet institucionale dhe publike do të rehabilitohen tridhjetë e gjashtë nënstacione të ngrohjes qendrore. Si rrjedhojë e këtij projekti rrjeti i ngrohjes qendrore të këtij projekti të rrjeti të ngrohjes të Ndërmarrjes së “Termokosit” do të zgjerohet me tremijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë metër gypa të rinj të paraizoluar të ngrohjes, ndërsa në rrjetin ekzistues të ngrohjes  nën një sipërfaqe prej tremijë e treqind gjashtëdhjetë e dy  metra gypa të dimensioneve të ndryshme do të rehabilitohen ku rrjeti me  gypat e vjetër do të zëvendësohen me gypa të rinj.  Kjo pjesë e projektit për zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes po financohet nga Komisioni Evropian me tetë milion e treqind mijë milion euro, ndërsa “Termokos” dhe komuna e Prishtinës participojnë me nga dyqind e pesëdhjetë mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat