Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes - Bota Sot
Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

Prishtina

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:36
Termokos

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes kanë nisur sot në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Siç njofton Termokos, në kuadër të punimeve, që do të zhvillohen planifikohet, që në rrjetin e ngrohjes të kyçen 30 objekte banesore të lagjes Kalabria, 2 objekte të vjetra banesore në lagjen Ulpiana dhe 6 objekte banesore në lagjen Mati 1.

Ndërkaq, objekte institucionale, që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë: çerdhet e fëmijëve “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Ministria e Kulturës, shkolla “Naim Frashëri”, Stacioni i Policisë në lagjen e Muhaxherëve, Fakulteti i Arteve, ndërtesa e EULEX-it dhe Doganat e Kosovës.   

Në saje të këtij projekti do të rehabilitohen 100 nënstacione të ngrohjes, ndërsa 50 nënstacione do të jenë të reja. Në lagjen Ulpiana do të rehabilitohen 24 nënstacione, Qendër 10 nënstacione, Dardani 26 nënstacione, Bregu i Diellit 8 nënstacione, ndërsa në objektet institucionale dhe publike do të rehabilitohen 36 nënstacione të ngrohjes. 

Si rrjedhojë e këtij projekti rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet me 3287 metër gypa të rinj të paraizoluar të ngrohjes, ndërsa në rrjetin ekzistues të ngrohjes 3362 metra gypa të dimensioneve të ndryshme do të rehabilitohen (gypat e vjetër do të zëvendësohen me gypa të rinj).

Kjo pjesë e projektit për zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes është financuar nga Komisioni Evropian me 8.3 milionë euro, ndërsa Termokos dhe Komuna e Prishtinës participojnë me nga 250 mijë euro. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...