Në Prishtinë protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Prishtina

Në Prishtinë protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:00
Foto

Sot në Prishtinë do të protestohet për gruan rome e cila dje u pretendua se është person i rrezikshëm për fëmijët.

Kjo protestë është thirrur nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi.

Thirrjen ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, në një protest të cilën ai e ka quajtur kundër homofobisë

Postimi i plotë i tij në Facebook:

JO HOMOFOBISË dhe NDJEKJES së SHTRIGAVE!

Ajo që ka ngjarë sot/dje, rastësisht në rrugët e Lipjanit, jo rastësisht në Kosovë, sulmi i nxitur nga disa portale, media elektronike dhe persona me mendësi kriminale e homofobe, sulmi brutal fizik, bullizmi, fyerjet, poshtërimi, çnjerëzimi dhe privimi nga dinjiteti i një gruaje „rastësisht rome!“, është krim brutal që meriton dënim ligjor shembull!

Tani dhe menjëherë, është detyrim parësor i Policisë së Kosovës dhe i prokurorisë, he organ i ndjekjes i thënshin, të vë para ligjit të gjithë ata që përhapën, nxitën, motivuan, përkrahën sulmin e egër e brutal mbi një grua, mbi një njeri! Nuk ka pardon, nuk ka „por“ apo „mirëpo“, nuk ka arsyetim për këtë sulm çnjerëzor!

Çdo njeri lind me dinjitet, e dinjiteti është pasuri e përbashkët shoqërore, prandaj shoqëria e ka obligim të mbrojë dinjitetin e çdo njeriu me të gjitha mjetet që ka në dispozicion! Nuk mund të ketë shoqëri të dinjitetshme, me individë që u nëpërkëmbet dinjiteti, sepse atë e kemi të përbashkët, dhe secili veç e veç, sa e tërë shoqëria bashkë, ose nuk e ka as shoqëria si tërësi!

Prandaj, Sot, më 30 maj 2019, prej orës 13.00, në Sheshin Skënderbeu, në protestë kundër homofobisë! Për dinjitetin njerëzor! Solidarizim me Gruan e sulmuar!

Prandaj, Sot dhe jo Nesër! Sepse edhe ashtu jemi tepër vonë për punën që nuk e kemi bërë Dje, në Shesh, në protestë kundër urrejtje-njerëzisë, për solidaritet me gruan e sulmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat