Shpend Ahmeti: T’i shohim të metat tona para se t’i shohim ato të tjerëve

Prishtina

Shpend Ahmeti: T’i shohim të metat tona para se t’i shohim ato të tjerëve

Nga: V.R Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:13
Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një deklaratë në rrjetet sociale, ka thënë se Raporti i Progresit thotë se jemi shtet i korruptuar, i pareformuar dhe jo mjaftueshëm demokratik, shkruan “Bota Sot”.

Kjo, sipas Ahmetit, duhet të jetë shkak për reflektim.

“Raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyre për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës. Pra, jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në BE por si matje e vlerave të shoqërisë sonë. Prandaj, Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara”, tha ai.

Ahmeti, pa përmisim në vlerat kryesore nuk duhet të synojmë BE-në.

“Ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyre dhe të jemi vetëkritik. Pa përmirësim domethënës në vlerat kryesore nuk duhet as që të synojmë BE-në. Është e qartë që kjo qeveri këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka mundësi ta bëjë”, tha Ahmeti.

 

Ahmeti, deklaroi se reformat duhet të sjellin më shumë mundësi, punësim, barazi e mirëqenie. Me lehtë për tu thënë se për tu bërë, por shoqëria jonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë . Dhe shoqëria duhet ta kuptojë se e ka në dorë vendimin për të sjellë njerëzit e duhur në pozitat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat