Ja kur do të vendosen kamerat në udhëkryqet e Prishtinës

Prishtina

Ja kur do të vendosen kamerat në udhëkryqet e Prishtinës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Udhëkryqet kryesore në Prishtinë vazhdojnë të jenë të stër-ngarkuara me automjete pothuajse gjatë tërë ditës.

Të shpeshta janë aksidentet, si pasojë e tollovive të krijuara.

Megjithëkëtë, asnjë nga këto udhëkryqe të kryeqytetit nuk monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Komuna thotë se planifikon që këtë vit t’i pajisë disa udhëkryqe me kamera, pasi aktualisht është duke punuar në një projekt të tillë.

Nga drejtoria për Shërbime Publike kanë bërë të ditur se për këtë qëllim janë ndarë 300 mijë euro.

Vendosja e kamerave, sipas Komunës, do të ndihmojë në identifikimin e shkelësve të rregullave në komunikacion dhe në menaxhimin më të mirë të fluksit në trafik.

Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë si shumë të rëndësishme vendosjen e kamerave. Mirëpo, kërkojnë që projekti të analizohet mirë në mënyrë që të mos ketë mangësi.

Nol Deda, ekspert i komunikacionit, thotë se monitorimi i vazhdueshëm do të ndikonte edhe në rënien e numrit të aksidenteve, raporton KTV.

Ndërkohë, Tirana, aktualisht, monitoron udhëkryqet e saj me 23 kamera, derisa planifikon që të shtojë edhe 51 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat