Ahmeti premton ushqim të nxehtë edhe për shkolla

Prishtina

Ahmeti premton ushqim të nxehtë edhe për shkolla

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:27
Ahmeti premton ushqim të nxehtë edhe për shkolla

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kuzhina do ta ofrojë ushqimin për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

“Sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Punëtorët e Kuzhines që për më shumë se 20 vita ka furnizuar çerdhet publike të Prishtinës ishin privatizuar si shërbim para 8 viteve për shkak se me legjislacion nuk mund të vazhdonin si shërbyes civil.

Investuam në ndërtesë dhe pajisje të reja, kthyem kuzhinën në sektorin publik, dhe tash me numrin e ri të çerdheve kjo Ndërmarrje e re do të ofrojë ushqim për fëmijet tone dhe siguri në punë për punëtorët e Kuzhines.

Kuzhina do ta ofrojë ushqimin edhe për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

I falenderoj personalisht të gjithë asambleistët që e votuan për këtë iniciativë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat