Banorët e një rruge të Prishtinës tërë ditën nuk do të kenë ujë

Prishtina

Banorët e një rruge të Prishtinës tërë ditën nuk do të kenë ujë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Dardania,” në Prishtinë, gjegjësisht rruga “Robert Doll” se që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe do të zgjasë deri sot në orën 19.00.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën e lartëcekur, është realizimi i kyçjeve shtëpiake në linjën e re.

Gypi i ujësjellësit në atë rrugë ka qenë i vjetër mbi 50 vjet dhe është zëvendësuar me gyp të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat