Rriten kërkesat për ujë

Prishtina

Rriten kërkesat për ujë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:48
Ilustrim

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm.

KRU “ Prishtina”, thotë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra, nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5 metra nën kuotën maksimale.

KRU “ Prishtina”, ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë:

-              Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

-              Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

-              Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

-              Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

-              Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

-              Mos vadisni  lulet, kopshtet dhe arat,

-              Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

-              Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

-              Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

-              Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, thotë se nëse konsumatorët i përmbahen këtyre këshillave, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime, në të kundërtën mund të hasim në vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat