Prishtina bëhet edhe me një qendër për qëndrim ditor të të moshuarve

Prishtina

Prishtina bëhet edhe me një qendër për qëndrim ditor të të moshuarve

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:25
Ahmeti ka njoftuar së është hapur qendra e tretë për qëndrim ditor të të moshuarve në Pejton.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar së është hapur qendra e tretë për qëndrim ditor të të moshuarve në Pejton.

Ahmeti shkruan se Prishtina është e para dhe e vetmja komunë që investon në qendra sociale për të moshuarit dhe pensionistët.

“Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim” shkroi Ahmeti.

Ai duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj qendre, bëri thirrje për kujdesje dhe respekt më të shtuar për të moshuarit.

“Më e pakta që mund të bëjmë, është që të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontribuoi shumë në kohërat më të vështira” shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat