Holandezi i dashuruar me Kosovën, jeton në Prishtinë që prej shtatë vitesh

Prishtina

Holandezi i dashuruar me Kosovën, jeton në Prishtinë që prej shtatë vitesh

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:29
Foto

Holandezi Stefan Van Dijk prej shtatë vitesh jeton në Kosovë që prej vitit 2012, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Pas një pune vullnetare në vitin 2004, ndaj të mbijetuarve nga Masakra e Mejës në Gjakovë, ai ishte dashuruar me njerëzit, traditën e natyrën.

Van Dijk ka një biznes të tijin online ku këshillon njerëz të huaj se si të hapin një biznes në Kosovë.

“Unë kam një Sh.P.k ku unë këshilloj njerëz të huaj se si të bëjnë biznes në Kosovë. Kur janë të interesuar për të bërë një biznes apo të investojnë këtu, ose duhet informacion. E kuptoj shumë mirë se pse njerëz këtu duan të shkojnë jashtë, pasi kanë një shans për një punë jashtë, pse jo”, shprehet ai.

Për dallim nga shumë kosovar që zgjedhin të ikin nga Kosova, ai zgjodhi të marrë gruan e fëmijët për jetuar në Gjakovë, për t’u zhvendosur më pas në Prishtinë. Stefan e pa Kosovën vend të mundësive, pavarësisht sfidave nga gjendja e vendit pak vjet pas daljes nga lufta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat