Abdullahu: KRU ‘Prishtina’ do të vazhdojë të investojë në rrjetin e ujësjellësit - Bota Sot
Abdullahu: KRU ‘Prishtina’ do të vazhdojë të investojë në rrjetin e ujësjellësit

Prishtina

Abdullahu: KRU ‘Prishtina’ do të vazhdojë të investojë në rrjetin e ujësjellësit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:39
Ilir Abdullahu

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë të ditur se do të vazhdohen investimet në rrjetin e ujësjellësit.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë të ditur se mbi 50 mijë konsumatorë të Fushë Kosovës, tani e tutje nuk do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdullahu po ashtu ka theksuar se KRU “Prishtina”, nuk do të ndalet me kaq dhe do të vazhdojë me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.

Abdullahu po ashtu ka bërë apel te qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm sidomos tani në sezonin e verës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Abdullahut:

Vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. në zgjidhjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët, të cilët me dekada kanë pasë mungesë të furnizimit me ujë.

Ditët e sotme, po flasim për javën e kaluar, mbi 50.000 konsumatorë të Fushë Kosovës u bënë me furnizim 24 h pa ndërprerë me ujë të pijshëm, një gjë e shumëpritur nga të gjithë.

Ujësjellësi nuk do ndalet me kaq por vazhdon edhe me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.

Nëse ne si konsumatorë abuzojmë me ujin e pijshëm duke i zbrazë tërësisht rezervat ujore, nëse nuk i lajmërojmë me kohë abuzuesit e ujit, nëse e përdorim ujin e pijshëm për destinacione të gabuara, atëherë do të ketë shumë vështirësi në realizimin e planeve tona konkrete që ndërlidhen me ngritjen e shërbimeve ndaj çdo qytetari.

Na ndihmoni, që të gjithë të kemi një jetë më të lehtë e më të dinjitetshme.

Nivelet e Liqenev:

BATLLAVA..(-4.1m) nga niveli max

BADOVCI….(-5.5m) nga niveli max.

Apelojmë tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...