E frikshme: Dy punëtorë në Prishtinë rrezikojnë jetën në majën e vinçit - Bota Sot
E frikshme: Dy punëtorë në Prishtinë rrezikojnë jetën në majën e vinçit

Prishtina

E frikshme: Dy punëtorë në Prishtinë rrezikojnë jetën në majën e vinçit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy punëtorë janë fotografuar teksa punojnë në një vinç diku në Prishtinë, gjë që duket mjaft e frikshme.

Qytetarë nga Podujeva janë shprehur të shqetësuar me këtë gjë, duke thënë se kjo paraqet rrezik.

Sipas tyre, punëtorët nuk kanë pasur mjete mbrojtëse kur janë ngjitur në atë lartësi, duke shkaktuar kështu një rrezik të konsiderueshëm.

“Edhe pse po rritet numri i vdekjeve të punëtorëve të ndërtimit në vendin e tyre të punës, kompanitë e ndërtimit nuk po marrin hapa drejt sigurisë së tyre”, thonë grupi “Podujeva, vendlindja ime”.

Sidoqoftë, ka pasur raste të shumta kur punëtorët kosovarë kanë punuar në kushte ekstreme, duke përfshirë edhe hypjen në vinça të tillë pa mjete të sigurisë.

Ndryshe, Kosova ka numër të madh të punëtorëve që vdesin në vendin e punës, ku vetëm në pjesën e parë të këtij viti kanë humbur jetën gati 20 sosh.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...