Nuk dihen arsyet e zjarrit në një ndërtesë në Prishtinë

Prishtina

Nuk dihen arsyet e zjarrit në një ndërtesë në Prishtinë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:23
Nuk dihen arsyet e zjarrit në një ndërtesë në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00 kulmi i një ndërtese është djegur në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë. Përveç dëmeve materiale nuk ka viktima në njerëz.

Pas intervenimit të zjarrfikësve është arrit të shuhet zjarri. Me ç ‘rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo ndërtesë dhe ato përreth.

Latif Zeka komandant i Brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, tha se në momentin që kanë pranuar informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas të cilit  fillimisht ishte përfshirë komplet çatia e këtij objekti me tym dhe pastaj është kapluar me zjarr.

Zeka: Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz

“Me angazhimin e punëtorëve dhe zjarrfikësve nuk ka ndodhur ajo më e keqja, përveç djegies së kulmit. Të lënduar për fat të mirë në ka. Në momentin që kemi marr informacionin kemi dalë në vendin e ngjarjes”, tha Zeka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha po ashtu se edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas tij, në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është djegur një nënkulm një objekti banimi.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrfikësve kanë kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë evakuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, theksoi Hoxha duke shtuar se nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Objekti në fjalë është pronë e familjes Dema nga Prishtina.

Po ashtu edhe të premten e kaluar nga flakët janë përfshirë edhe dy banesa në rrugën “Rrustem Statovci”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat