Në lagjen Mati 1, as rrezet e diellit nuk depërtojnë, kjo është arsyeja pse po shqetësohen banorët

Prishtina

Në lagjen Mati 1, as rrezet e diellit nuk depërtojnë, kjo është arsyeja pse po shqetësohen banorët

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:09
Lagjja Mati 1

Qytetarët e mllefosur me ndërtimet e reja në Mati 1, nuk depërtojnë as rrezet e diellit prej tyre!

Banorët e Lagjes Mati 1, kanë reaguar pas ndërtimeve të shumta që po ndodhin në këtë pjesë të Prishtinës.

Leunorë Krasniqi banore e kësaj lagje, ka shprehur pakënaqësinë me ndërtimet e reja, objektet e larta të cilat thotë se janë shumë afër njëra – tjetrës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, shprehet se, ndërtesat e reja janë aq afër sa që edhe rrezet e diellit janë të pakalueshme.

Gjithashtu ajo shqetësohet edhe për shkak se nuk ka hapësira gjelbëruese por as park lodrash për fëmijë.

Shqetësimi tjetër i saj është edhe rrezikimi i banorëve përshkak se nuk ka trotuar, pra sipas saj, nga dera e hyrjes së banesës del drejt e në rrugë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Lagjia Mati 1, Rruga Muharrem Fejza Prishtinë, çdo ditë është duke u ngarkuar me ndërtime të reja, me objekte të larta të cilat janë shumë afër njëra - tjetrës. Aq janë afër saqë rrezet e diellit në disa banesa kurrë nuk mund të depërojnë. Po ashtu shumica prej tyre nuk kanë aspak hapësirë të gjelberuar apo ndonje park lodrash për fëmijë. Ka objekte banimi ku banorët janë të rrezikuar sepse nga dera e hyrjes së objektit dalin direkt e në rrugë kryesore. Rrugët janë me trotuare të vogla apo thënë më sakt pa trotuare fare. Trotuaret janë të pakalueshme ngase objektet e ndërtuara kanë depertuar deri në rrugë. Në disa vende më të gjëra ku njeriu mund te ec më lirshem, ato trotuare shfrytzohen për parkim makinash. Në mungesë të parkingjeve banorët janë të obliguar të parkojne kudo që munden dhe pastaj pengojnë edhe levizjen e lirë të qytetarëve që në shumë raste e vënë në rrezik edhe jetën e qytetarit. Komuna e Prishtinë ka premtuar një plan të zgjidhjes së ketij fenomeni, por ky plan i takon të kaluarës dhe ka mbetur vetem në letër. Plani ishte qe rruga të bëhej një drejtimshe. Ndoshta mund të premtohet përsëri i njejti premtim por një gjë e tillë mund të ndodh në prag të zgjedhjeve. Shqetësim tjetër i kësaj pjese të qytetit të super ngarkuar të Prishtinës është edhe asfalti tepër i demtuar e cila përveq cilësisë së dobët që është shtruar, ai dëmtohet edhe nga makinat më pesha të rënda që marin pjesë në punimet për ndërtimin e objekteve të larta. Joserioziteti i kësaj komune shihet edhe në rastin e “lumit” në këtë lagje. "Lumi Prishtina" është tërësisht i dëmtuar. Nuk ka pamjen e nje “lumi”, ai mund të konsiderohet më shumë si deponi mbeturinash dhe vendgrumbullim i ujrave të zeza. Aty afër kundërmon erë e rëndë që është rrezik që të shfaqet ndonjë epidemi tek banorët që banojnë afër “lumit”. Për fat të keq, ky përshkrim paraqet gjendjen reale të kësaj pjese të kryeqytetit. Me shpresë që qytetarët të ruajnë ambientin dhe pushtetarët të ndergjegjësohen e të i nxjerrin ato premtimet e fushatave parazgjedhore që siq duket ato premtime e ato projekte i kanë gjuajtur nëpër sirtarët tyre e i ka mbuluar pluhuri. Këtij shkrimi po ia bashkangjes edhe disa fotografi si dëshmi e asaj që u tha më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat