Pronarët e kiosqeve nesër protestë para komunës

Prishtina

Pronarët e kiosqeve nesër protestë para komunës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Nesër prej orës 9:00 pronarët e kiosqeve të Prishtinës do të mbajnë një protestë një orëshe para komunës së Prishtinës.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve (marketeve) në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësues të protestës kanë deklaruar për KosovaPres se në kohën sa do të mbahet protesta, nga ora 9:00  deri në orën 10:00  të gjitha kiosqet do të jenë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat