Nejta: Haradinaj për dy vite s’mund ta luftojë kontrabandën e instaluar nga qeveritë e kaluara!

Prishtina

Nejta: Haradinaj për dy vite s’mund ta luftojë kontrabandën e instaluar nga qeveritë e kaluara!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:07
Nejta Bejta

Asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Prishtinës, Nejta Bejta, përmes një shkrimi postuar në llogarinë e saj Facebook i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit.

Kjo e fundit në një status ka kritikuar një deklaratë të kryeministrit Haradinaj, i cili ka thënë se Kosova ka arritur një progres të madh.

“Kryeministri tha “mund të themi se është arritur një progres i madh” derisa Franca ia paska listuar kushtin e luftimit të krimit të organizuar. 
Çfarë progresi o Kryeministër???

Ramush, ska viza pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka shkruar Pacolli.

Në anën tjetër Bejta, i drejtohet deputetes Pacolli me këto fjalë:

Kosova ka pasur nevojë për një Kryeministër që vjen me përgjegjësi për ato që ka bërë dhe nuk ka bërë dhe bën ato që thotë se do të bëjë. 
Këtë Kryeministër nuk është e drejtë ta fajsojmë për mungesën e liberalizimit të vizave, sepse për më pak se dy vite nuk ka mundur të luftojë kontrabandën e korrupsionin e instaluar me dekada nga qeveritë e kaluara, me gjithë reformat dhe vendimet e vështira që ka ndërmarrë për një shtet ligjor. 
Zonja Pacolli të kesh shqetësim mungesën e lirisë së lëvizjes është gjëja më legjitime, por të manipulosh me mohimin e kësaj të drejte nga Franca gjoja për shkak të “kërcënimit” të një prokurori nga ana e Kryeministri, kjo është e padrejtë dhe nuk ka të bëjë me të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat