Zyrtari i VV’së ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Prishtina

Zyrtari i VV’së ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:45
Shpend Ahmeti dhe Hysen Durmishi

Hysen Durmishi, ish-Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ia ka kërkuar dorëheqjen Shpend Ahmetit.

E ka arsyetuar këtë kërkesë me kriteret që ka vendosur Shefi i Prishtinës për ata që dëshirojnë të marrin nën menaxhim kiosket e qytetit.

“5 milion euro qarkullim për të marrur në shfrytëzim një kiosk nga Komuna ka vënë kriter, kryetari socialdemokrat. Edhe sikur deri më sot Prishtinën ta kishte bërë metropol në udhëheqjen e tij, vetëm për këtë skandal do të duhej të dorëhiqej”, ka shkruar Durmishi.

“Socialdemokrat e kritere për PANHAJNINË”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat