Vdes 13-vjeçari që u alivanos në Pishinën e Gërmisë

Prishtina

Vdes 13-vjeçari që u alivanos në Pishinën e Gërmisë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:16
Pishina e Gërmisë

Një djalë i moshës 13-vjeçare, i cili ishte alivanosur sot në Pishinën e Gërmisë, ka ndërruar jetë rreth orës 16:00 në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente në QKUK, Nerxhivane Halimi.

“Vdekja është konfirmuar në orën 16:20”, ka thënë Halimi për Insajderin.

Sot rreth orës 15:00, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi-Krasniqi deklaroi se 13-vjeçari ishte reanimuar dhe i ishte kthyer pulsi nga mjekët në pishinë pasi “ishte gjetur pa shenja jete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat