Ujësjellësi “Prishtina”: Shpenzoni racionalisht ujin për pije

Prishtina

Ujësjellësi “Prishtina”: Shpenzoni racionalisht ujin për pije

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin racionalisht ujin e pijshëm, pas rënies së niveleve në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

“Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra  nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus  5.95 metra nën kuotën maksimale. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme”, thuhet në deklaratë.

Ujësjellësi “Prishtina” njofton se është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët, ndërsa ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, vijnë për shkak të keqpërdorimit të ujit në pika të ulëta furnizuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat