Vërshimet, Komuna e Prishtinës reagon ndaj Ujësjellësit “Prishtina”

Prishtina

Vërshimet, Komuna e Prishtinës reagon ndaj Ujësjellësit “Prishtina”

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:07
Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka hedhur poshtë akuzat e ujësjellësit rajonal “Prishtina” pas vërshimeve të fundit në kryeqytet dhe ujërave fekale, duke thënë se ka bërë një sërë investimesh të dukshme për përmirësimin e gjendjes.

“Deklaratat e KRU “Prishtina” rreth investimeve në sistemin e rrjetit të kanalizimit nuk qëndrojnë fare. Komuna e Prishtinës është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës”, thuhet në reagim.

Komuna e Prishtinës kujton se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët dhe se Komuna nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU “Prishtina”. 

Ndryshe, Komuna e Prishtinës njofton se ka pasur shumë projekte për rregullimin e rrugëve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, e të cilat përfshijnë shumën prej disa milion euro, prej tyre një milion euro vetëm në lagjen “Sofalia” dhe 800 mijë euro në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat